Lajme
INPO: Realizim i pamjaftueshëm i investimeve kapitale nga Komuna e Prishtinës
Nga organizata INPO thonë se janë të shqetësuar ndaj realizimit të ulët të buxhetit për investime kapitale në Komunën e Prishtinës.
Ata thonë se sipas të dhënave del se kjo komunë i ka shpenzuar vetëm 40.9 për qind të buxhetit për investime kapitale, duke i lënë të pashpenzuara rreth 30 milionë euro.
“INPO ri-përsërit thirrjen publike ndaj kryetarit të komunës dhe Kuvendit Komunal që të bëjnë një analizë të hollësishme të arsyeve të mos shpenzimit të buxhetit në projektet kapitale dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për përmirësimin e punës në realizimin e buxhetit”, thuhet në njoftimin e INPO-s.
Ja njoftimi i plotë:
Organizata INPO shpreh shqetësim ndaj realizimit të ulët të buxhetit për investime kapitale në komunën e Prishtinës. Sipas të dhënave del se kjo komunë i ka shpenzuar vetëm 40.9 për qind të buxhetit për investime kapitale, duke i lënë të pa shpenzuara rreth 30 milion euro.
INPO ri-përsërit thirrjen publike ndaj kryetarit të komunës dhe Kuvendit Komunal që të bëjnë një analizë të hollësishme të arsyeve të mos shpenzimit të buxhetit në projektet kapitale dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për përmirësimin e punës në realizimin e buxhetit.
Sipas raportit financiar të Komunës së Prishtinës për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2019, i cili pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ekzekutivi komunal, respektivisht kryetari i komunës, njëjtë si në vitin e kaluar, nuk ka arritur të shpenzoj as gjysmën e buxhetit të planifikuar për investime kapitale. Nga mbi 46 milionë euro të parapara për këtë kategori, komuna ka shpenzuar vetëm 18 milionë e 845 mijë euro, apo vetëm 40.94% të mjeteve në dispozicion.
Krahasuar me vitet paraprake 2018, 2017, 2016 dhe 2015, vërejmë se niveli i ekzekutimit të buxhetit për investime kapitale ka pësuar rënie drastike. Në vitin 2018, nga kjo kategori buxhetore ishin shpenzuar 43.47% të mjeteve në dispozicion, ndërkaq 56.48% në vitin 2017, 58% në vitin 2016 dhe 62% në vitin 2015.
Ky trend në rënie i shpenzimit të buxhetit të dedikuar për investime kapitale, dëshmon paaftësinë e komunës për t`i planifikuar dhe realizuar projektet kapitale brenda vitit buxhetor.
INPO ka vërejtur se mbi 9 milion euro apo 50% e mjeteve për këtë kategori janë shpenzuar në tremujorin e fundit të vitit 2019, që është tregues i qartë për mungesëne angazhimit sistematik të komunës për të menaxhuar dhe mbikëqyrur realizimin e investimeve kapitale.
Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportet vjetore të pasqyrave financiare të komunës, në vazhdimësi i ka rekomanduar kryetarit të komunës, që t`i vlerësoj arsyet për nivelin e ulët të ekzekutimit të buxhetit për investime kapitale.
Siç vërehet në raportin financiar, kryetari nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të shpenzuar më denjësisht këtë kategori. Madje në këtë raport nuk janë reflektuar veprimet e kryetarit për t`i adresuar rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Gjithashtu, ngecje është vërejtur edhe në inkasimin e të hyrave vetjake nga disa kategori të të hyrave, respektivisht nga inkasimi nga mbeturinat, ku janë inkasuar pak mbi 2 milionë euro, ndërsa parashikimet për mbledhje të taksës për këtë kategori kishin qenë afër 4.5 milionë euro, si dhe tek taksat për shfrytëzimin e hapësirave publike inkasimi është i ulët.
Në këtë drejtim, INPO fton kryetarin e Komunës së Prishtinës që me seriozitetin maksimal të angazhohet në identifikimin e faktorëve që janë duke ndikuar në mos realizmin e buxhetit për këtë kategori dhe në bashkëpunim me Kuvendit Komunal të hartojnë strategji të fokusuar në investime kapitale të bazuar në prioritete dhe planifikim të mirëfilltë financiar, gjithnjë duke u bazuar në nevojat reale të qytetarëve në mënyrë që përmirësoj kualitetin e shërbimeve dhe jetën në Komunën e Prishtinës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin Gjiganti suedez i mobilieve IKEA është përballur me kritika të forta në Zvicër për mënyrën se... -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë -
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15













