Shqipëria
Në Tiranë do të mbahet “Takimi i Mjekësisë në Diasporë”
Qëllimi i këtij organizimi është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit me diasporën shqiptare.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë Bernë ka njoftuar se më 20 shkurt 2020 në Tiranë do të organizojë “Takimin e Mjekësisë në Diasporë”, përcjell albinfo.ch.
Takimi ka për qëllim rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit me diasporës shqiptare.
Ky është njoftimi i plotë:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, ju informon se Agjencia Kombëtare e Diasporës, me mbështetje të ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të organizojnë në Tiranë “Takimin e Mjekësisë në Diasporë”, më 20 shkurt 2020.
Ky takim ka për qëllim rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit me diasporën shqiptare, promovimin e vlerave të saj në fushën e shëndetësisë dhe nxitjen e bashkëpunimit mes mjekëve në diasporë e mjekëve në Shqipëri, lidhur me shkëmbimin e eksperiencave dhe arritjeve në fushën e shëndetësisë.
Ftohen të gjithë të interesuarit të kontaktojnë me Ambasadën në adresën [email protected].
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Rega shpëton një alpinist nga një çarje akulli në Graubünden Incident në zonën Bellavista, ndërhyrje e shpejtë me helikopter, turisti shpëton pa lëndime.... -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër?










