Kosova
Detaje për policin e vrarë në Zhur të Prizrenit
Policia jep detajet për shpërthimin në Zhur, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosen dy të tjerë dhe një fëmijë
Mbrëmë ka humbur jetën pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ndërsa dy të tjerë, bashkë me një fëmijë, kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur në Zhur të Prizrenit, përcjell albinfo.ch.
Ky aksidenti fatal ka ndodhur derisa Njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion bastisje dhe kërkimi antidrogë në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit, ku nga një shpërthim dhe plagët e marra ka humbur jetën polici Thaçi, i cili thuhet se është nga Shkarashniku i Malishevës.
Nga ana tjeter, krerët e shtetit dhe kryetarë të partive politike në vend kanë shprehur ngushëllime për humbjen e policit, ndërsa kanë kërkuar nga organet e rendit që kryesit e veprës të dalin para drejtësisë.
Sot, edhe Komuna e Malishevës ka shprehur ngushëllime për humbjen e policit Thaçi.
“Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për humbjen e jetës së zyrtarit policor, veteranit të luftës dhe atdhetarit Sami Thaçi nga Shkarashniku i Malishevës, i cili mbrëmë dha jetën në krye të detyrës. Ne mbrëmë humbën njërin prej qytetarëve tanë më të devotshëm, humbëm një atdhetar të madh, humbën një njeri, i cili nga mosha 16-vjeçare tërë jetën e vet ia kushtoi atdheut. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllime familjes Thaçi, Policisë së Kosovës, OVL të UÇK-së dhe miqve. Ne kemi humbur një njeri të madh. Me këtë rast, kërkojmë nga organet e rendit që ta ndriçojnë rastin në hollësi dhe fajtorët ta paguajnë dënimin më të rëndë”, thuhet në telegramit e ngushëllimit të kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj.

E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money”
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? Sekreti i Zvicrës për jetëgjatësinë më të lartë në Evropë... -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr












