Kosova
Vdes aktivisti i VV-së që ishte plagosur në protestat e 2007-ës
Së fundi, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë Hysni Hyseni, aktivist i kësaj partie nga komuna e Prizrenit.
Thuhet se i ndjeri merret vesh se kishte qenë i sëmurë kohët e fundit, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.
Hysni Hyseni kishte qenë i plagosur në protestat e Lëvizjes Vetëvendosje të shkurtit të vitit 2007, shkruan express.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë përmes Facebook-ut kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.
“Hysni Hyseni (Doda)/Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer… Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi!
I drejtë dhe vazhdove drejt! Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove! Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllait, qytetarit, aktivistit, shokut… Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi. I lehtë qoftë dheu i Kosovës, vëlla Hysni, Zoti të mëshiroftë”, ka shkruar ai.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00 në Prizren. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money”
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? Sekreti i Zvicrës për jetëgjatësinë më të lartë në Evropë... -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr














