Futboll
Kosova e mposhtë Austrinë në takimin e parë
Kosova ishte shumë më e mirë në të gjitha aspektet dhe në fund triumfoi me shifrat 4:2.
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall, e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme raundin e parë kualifikues për Kampionatin Evropian të futsallit “Euro 2022”.
Djemtë kosovarë e kanë mundur Austrinë në takimin e parë.
Kosova ishte shumë më e mirë në të gjitha aspektet dhe në fund triumfoi me shifrat 4:2.
Golat u realizuan nga Qerimi (2), Dobroshi dhe Topilla që në pjesën e parë, e cila u mbyll 4:0.
Në të dytën, Kosova sikur uli pak tempon dhe pësoi dy gola në fund, por që gjithsesi nuk e rrezikuan fitoren.
Kjo ndeshje u zhvillua në Tbilisi të Gjeorgjisë, përcjellë albinfo.ch
Pas kësaj ndeshje, Kosova është lidere e Grupit F me tri pikë.
Gjithsesi, dy skuadrat tjera të grupit, Gjermania dhe Gjeorgjia, nuk e kanë zhvilluar ende takimin mes tyre./
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale Konsumatorët zviceranë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kostot kur bëhet fjalë për shërbimet dixhitale,... -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore












