Lajme
Pilot Projekti që do të jetë në shërbimin e të gjitha kulturave
Ndërmjetësim, informim dhe përkrahje
Për të përforcuar bashkëpunimin në mes të prindërve me prejardhje migracioni dhe shkollës, një grup projektuesish I përbërë nga: Chantale Beusch, Ursula Stadlmüller, Martina Büchel, Fatmire Sopa, Samuel Hanselmann, Tamara Saiger, Kim Stojkaj, Tanja Schneider dhe Ruth Zai, po zhvillon një koncept të ri bashkëpunimi, një pilot projekt që do të jetë në shërbim të të gjitha kulturave duke i përfshirë edhe shqiptarët, të cilët janë një numër i madh në rajon.

Departamenti i Migrimit ( Fachstelle Integration) i ka ofruar Shkollës dhe Prindërve përsona kyq për përkthim dhe përkrahje gjatë bisedimeve mes mësuesve dhe Prindërve (Schlüsselpersonen), ndërsa pas pushimeve Verore Fatmire Sopa e ka marrur përsipër detyrën si ndërmjetsuese e të gjitha nacionaliteteve dhe shkollës, është person kontaktues për Shkollën Fillore EKMO në Oberriet, dhe në Shkollën Fillore Hub-Hard në Kobelwald, po ashtu dhe për Shkollën e mesme Oberriet- Rüthi.

Ndërsa për Shkollën fillore në Rüthi përsoni kontaktues do të jetë Kim Stojkaj. Fatmire Sopa dhe Kim Stojkaj janë persona kontaktues për prindër, mësuesit dhe nxënësit. Përveq të tjerave në detyrën e tyre janë të përfshira ndërmjetësim në mes mësuesve dhe prindërve, Përkthimi dhe sqarimi i letrave të ,mësuesve për prindërit, po ashtu dhe përkrahja e te rinjëve për zgjedhjen e profesionit per te ardhmen.

Po ashtu, keto paraqesin edhe një lidhje në mes të shkollave dhe Departamentit te Migrimit ( Fachstelle Integration) po ashtu dhe nje lidhje të kontaktit për të gjitha Kulturat. Qëllimi është përkrahja e prindërve në mënyrë që të mos ndihen të diskriminuar, në rast se paraqitën keqkuptime, pakënaqësi, vërejtje apo nevoja për përkthim apo shoqërim nga ana e prindërve në takime më mësuesit apo institucione tjera atëhere pa hezitim Ndërmjetsueset do të jenë përkrah tyre (Schlüsselpersonen). Fatmire Sopa është e njohur po ashtu edhe për angazhimin e saj në Komunen e Oberrietit, me projekte të ndryshme të organizuara nga Komuna për Azil kerkues dhe Migrant të tjerë që janë në këtë Komunë.

Ky projekt është I finanzuar dhe përkrahur nga Departamenti i Migrationit , Komunat dhe shkollat, ndërsa prindërve u ofrohet falas.
Nëse keni pyetje dhe keni nevoj për përkthim dhe përkrahje atëhere mos hezitoni por paraqituni dhe gjeni zgjidhjen e brengave tuaja.
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” Në përfundim të semestrit, nxënësit vazhduan mësimin dhe aktivitetet edukative, ndërsa klasa e nëntë nisi punën... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore












