Lajme
Berlin: Kompanitë kosovare, në panairin “Fruit Logistica”
Panairi ndërkombëtar “Fruit Logistica” njihet si panairi më i rëndësishëm i industrisë së pemëve dhe perimeve, në të cilit po marrin pjesë mbi 3300 ekspozues, nga 93 shtete
Është bërë e ditur se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e gjashtë kompanive kosovare në panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica” që po mbahet në Berlin të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Thuhet se kompanitë prodhuese nga Kosova: “Besiana – G” sh.p.k, “Agmia Fruits” sh.p.k, “Hit-Flores” sh.p.k, “Santefruit” sh.p.k, “Iron Consulting” sh.p.k dhe “Boost Berries” sh.p.k, po promovojnë produktet e tyre nga pemët dhe perimet: molla, mjedra, dredhza, manaferra, këpurdha, qipsa të mollës, kaqa, fruta mali etj.
Po ashtu, thuhet se shumë vizitorë të shumtë të huaj në këtë panair po shprehin interesim për produktet kosovare.
Realisht ky panair është mundësi e mirë që kompanitë kosovare të promovojnë produktet e tyre si dhe të krijojnë bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse dhe blerës potencialë.
Vlen të theksohet se panairi ndërkombëtar “Fruit Logistica” njihet si panairi më i rëndësishme i industrisë së pemëve dhe perimeve, në të cilit po marrin pjesë mbi 3300 ekspozues, nga 93 shtete pjesëmarrëse i cili vizitohet nga tregtarë e 135 vendeve nga mbarë bota.
Po ashtu, MTI/KIESA për kompanitë prodhuese vendore ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 100 m2, që gjendet në: hall B, booth nr. C-04.
Panairi është i hapur nga data 05 deri 07 shkurt 2020. /Albinfo.ch.



Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?















