Lajme
Humbje e iniciativës për banesa të lira, fitore e ligjit kundër homofobisë
Llogaritjet e para japin se 58% e votuesve kanë hedhur poshtë iniciativën për banesa më të lira, që është përqindje më e lartë se ajo që e jepnin sondazhet
Rreth orës 12.30, edhe rezultatet zyrtare të referendumeve të zhvilluara sot pse ende nuk janë të gatshme, të gjitha shenjat janë se iniciativa për “banesa të përballueshme” po shënon humbje, shkruan albinfo.ch. Nga ana tjetër, iniciativa kundër diskriminimit homofobik, do të fitojë, njoftojnë të gjitha mediat zvicerane, të mobilizuara për votimet që po mbahen gjithandej në Zvicër.
Llogaritjet e para japin se 58% e votuesve kanë hedhur poshtë iniciativën për banesa më të lira, që është përqindje më e lartë se ajo që e jepnin sondazhet.
Ndërkaq iniciativa për normën ligjore që dënon diskriminimin mbi bazë të orientimit seksual, sipas parashikimeve, është duke fituar bindshëm. Sipas numërimeve të deritashme, 62% të zviceranëve që kanë marrë pjesë në referendum, kanë votuar në favor të kësaj norme ligjore, transmeton albinfo.ch. Më saktë: fjala është për zgjerimin e ligjit kundër diskriminimit mbi bazë race etnie etj. duke i shtuar edhe dënimin për ata që bëjnë thirrje publike për diskriminim të njerëzve mbi bazë të orientimit të tyre seksual.
Për një vepër të tillë parashihen dënime deri në 3 vjet burg ose me gjobë.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së











