Lajme
BE, e shqetësuar për një konflikt të mundshëm mes forcave ruse dhe turke
Ministri i Jashtëm evropian, Josep Borrell, paralajmëroi për konflikte të mundshme midis forcave ruse dhe turke në Siri.
Ai u bëri thirrje evropianëve të gjejnë një mënyrë për të ndikuar në zgjidhjen e konfliktit.
“Ne jemi dëshmitarë të konflikteve midis regjimit sirian dhe forcave turke, për të mos përmendur rrezikun e konfliktit midis ushtarëve turq dhe rusë”, tha Borrell në Parlamentin Evropian.
Borrell është planifikuar të marrë pjesë në një takim të ministrave të Mbrojtjes të NATO sonte në selinë e Aleancës në Bruksel.
Fakti që Bashkimi Evropian nuk mund të ndikojë në krizën siriane shkakton një “ndjenjë zhgënjimi”, pasi Bashkimi Evropian është i pafuqishëm. Evropa nuk është në këtë pozicion, ne vazhdimisht po u bëjmë thirrje të gjithëve që të ndalojnë sulmet ndaj popullatës civile, të ndalojnë parandalimin e qasjes humanitare. Por, ne e dimë «se kjo është një deklaratë parimore që nuk mbështetet nga asnjë forcë që mund ta vendosë atë në fuqi”, tha Borrell.
Ndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërcënoi sot se do të godasë regjimin sirian “kudo” në rast të sulmeve të reja ndaj forcave turke në Siri dhe akuzoi Rusinë për pjesëmarrje në një masakër të civilëve në veriperëndim të vendit, shkruan Insajderi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga














