Lajme
Opsionet e Turqisë në Siri, “një e panjohur e madhe”
Një ofensivë siriane e mbështetur nga Rusia në Idlib i ka sjellë forcat turke në konfrontim të drejtpërdrejtë me trupat e Presidentit Asad. Kjo kërcënon të minojë një marrëveshje të brishtë mes Turqisë dhe Rusisë, shkruan DW.
Bisedimet për qetësimin e situatës midis përfaqësuesve të Rusisë dhe Turqisë nuk kanë arritur asnjë marrëveshje, pasi 13 ushtarë u vranë gjatë javës së kaluar kur forcat e Presidentit sirian, Bashar Asad, vazhduan përpjekjet e tyre për të marrë autostradën strategjike M5 për në Alepo nga kryengritësit, për herë të parë që nga viti 2012. Deri në fund të së martës, ishte e paqartë nëse përpjekjet e qeverisë siriane ishin të suksesshme.
Turqia ka dërguar javën e kaluar qindra automjete ushtarake dhe trupa në pozicionet e saj në Idlib, në një nga konfrontimet më serioze midis Turqisë dhe qeverisë së Sirisë në luftën nëntëvjeçare. Megjithëse Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se qeveria e Asadit do të paguajë “një çmim shumë të lartë” për ushtarët turq të vrarë, ai mund të mos dëshirojë të rrezikojë një përplasje të drejtpërdrejtë me avionët dhe personelin rus që mbështesin forcat siriane, gjë që mund të çojë në një përshkallëzim edhe më të rrezikshëm.
Rusia dhe Turqia nuk janë “të gatshme të heqin dorë as nga parimi as nga terreni” në Idlib, i tha DW Tobias Schneider, studiues në Institutin e Politikës Publike në Berlin. “Ne mund të shohim një përshkallëzim të vogël siç e pamë në vitin 2015, kur turqit rrëzuan një avion rus dhe pastaj do të shohim se kush do të tërhiqet së pari”, tha Schneider. “Kjo është e panjohura e madhe tani”.
Soçi 2.0
Pasi Rusia hyri në luftë me mbështetje ajrore për forcat e Asadit në vitin 2015, duke e kthyer dinamikën në favor të regjimit, Turqia mbështeti në vitin 2016 disa grupe kryengritëse, që kërkonin pjesë të veriut të Sirisë. Por, një armëpushim i ndërmjetësuar nga qeveritë e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astana dhe bisedimet e Soçit tani duken të kërcënuara, pasi Kremlini mbështet ofensivën e Asadit në zonat e kontrolluara nga Turqia.
Kjo e vë Turqinë në një pozitë më të dobët, thotë Schneider. Mosmarrëveshjet e Ankarasë me anëtarët e tjerë të NATO-s e kanë zvogëluar mundësinë që Shtetet e Bashkuara ose vendet evropiane të ndihmojnë në rivendosjen e balancës.
Më shumë të ngjarë, tha Schneider, është një vazhdim i “kolapsit të ngadaltë të menaxhuar” të Idlibit, pasi Asadi vazhdon të ndërmarrë fushata periodike më të vogla. Të martën, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare paralajmëroi se qyteti i Idlibit, vendstrehimi i 280.000 njerëzve, mund të kthehet në varrezë po të vazhdojnë armiqësitë.
Që nga dhjetori, ofensiva ka zhvendosur 700.000 civilë brenda provincës veriore prej 3 milionë banorësh – më shumë se në çdo kohë tjetër gjatë luftës, sipas OKB-së, me shumë vetë që përballen edhe me të ftohtit ekstrem.
Erdogani ka paralajmëruar se po të kalojnë kufirin një numër i madh refugjatësh, ai do të lejojë që shumë të kalojnë në Bashkimin Evropian, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016. Në atë rast BE-ja me siguri do të rinegociononte me Turqinë dhe ndoshta do të vendoste sanksione kundër saj, thotë Schneider.
“Në një kohë që askush nuk dëshiron një katastrofë në Idlib, evropianët me të vërtetë e shohin atë si një çështje të sigurisë kufitare dhe të migrimit, dhe janë mjaft të sigurt në aftësinë e tyre për ta përmbajtur atë problem”, thotë ai. “Ata mendojnë se në thelb mund ta zgjidhin këtë duke dërguar shumë çadra dhe duke e mbyllur kufirin”, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













