E-Diaspora
Gjithçka gati: Koreografia e Eno Peçit bën hapjen e „Opernball“ sonte në Vjenë
Koreografit të njohur shqiptar në Austri, Eno Peçit i është besuar për herë të dytë hapja e “Opernball”, evenimentit më të madh artistik që organizohet sonte në Vjenë
Opera shtetërore e Vjenës pritet të shndërrohet sonte në sallën më të bukur të vallëzimit në botë. Nën moton “Mbretëresha e natës” sonte do të mbahet “Opernball”, evenimenti më i madh artistik i kryeqytetit austriak, raporton albinfo.ch.
Mbi 5 mijë mysafirë VIP nga të gjitha fushat jetësore në Austri pritet të jenë të pranishëm. Afro 2 milionë shikues llogaritet që do të ndjekin nga televizioni këtë mbrëmje gala. Për shkak të pjesëmarrjes në një samit të BE-së do të mungojë kancelari Sebastian Kurz.
Në anën tjetër nuk do të mungojnë fytyra të njohura botërore që vijnë si mysafirë specialë. Tashmë ka arritur në Vjenë aktorja e famshme italiane, Ornela Mutti e cila është e ftuar si përcjellëse në këtë mbrëmje e biznesmenit të njohur në Austri, Richard Lugner.
Por, sapo mysafirët do të zënë vendin e tyre, të gjithë sytë do të jenë të drejtuar në hapjen e kësaj mbrëmjeje artistike. E kjo i është besuar koreografit shqiptar në Austri, Eno Peçit, raporton “albinfo.ch.
„Eno Peçi është anëtar i Baletit shtetëror të Vjenës që prej 20 vitesh dhe balerin solo që nga viti 2009. Koreografi bën hapjen e „Opernball“ për herë të dytë pas vitit 2018. Një zgjedhje e mirë kjo, pasi Peçi është një koreograf i shquar, i cili përveç në Vjenë, ka krijuar balet edhe në Moskë dhe në qytetin e tij të lindjes, në Tiranë“, shkruajnë mediat austriake.
Eno Peçi gjatë përgatitjeve
Eno ka zgjedhur vet që të përformojë sonte me valsin “Abendblätter” të Zhak Offenbach: “Sigurisht që unë e njoh valsin e Straussit, „Morgenblätter”, por për mbrëmjen e sotme mendoj se “Abendblätter” përshtatet më mirë“, ka thënë ai. Të dyja këto valse janë performuar në ballon Concordia në vitin 1864 në Vjenë, përcjell albinfo.ch. Muzika është shumë elegante, e gjallë dhe do të jetë e re për shumë njerëz!
Eno Peçi është balerin shqiptar që jeton në Austri. I lindur në Tiranë, është shkolluar në Akademinë e Baletit në këtë qytet dhe pastaj ka vazhduar shkollimin për balet në Operën Shtetërore të Vjenës. Në vitin 2000 i është bashkuar këtij institucioni dhe më 2003 është bërë solist. Ai është i pari valltar shqiptar që ka performuar “live” në një koncert në Vjenë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













