Kosova
A do të takohen sot Kurti dhe presidenti Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka kërkuar nga Presidenti një takim gjatë ditës së sotme
Duke qenë se jemi në kohën kur në qendër të vëmendjes është taksa për mallrat serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka kërkuar një takim sot gjatë ditës. Kreu i qeverisë në letrën e tij kërkon që të bashkërendojnë veprimet për politikën e jashtme.
Kryeministri shtoi më tej se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit, duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë shtetin. “Përfaqësimi i Kosovës do të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare dhe këtë mund të arrijmë duke qenë të harmonizuar në qëndrimet tona, të cilat përveç suksesit, do të garantonin edhe zhvillimin ekonomik e siguri shtetërore kombëtare”, thuhet në letrën e Kurtit.
Kreu i ekzekutivit ka vënë në dispozicion të presidentit tri orare për takim, atë në orën 09:00, në orën 13:00 si dhe në orën 18:00, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra Studimi tregon se rënia e flokëve është më e përhapur në Evropë dhe Amerikën e Veriut,... -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran













