Kosova
Diplomati gjerman mbështet idenë e Kurtit për reciprocitet
“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka komentuar Ischinger.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi dje se Serbia po vazhdon fushatën për heqjen e njohjeve, edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mirë duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë, përcjell albinfo.ch.
Kurti në llogarinë e tij në “Twitter” ka shkruar se “ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”, ky reagim i tij erdhi menjëherë pas lajmit nga Serbia se Sierra Leone ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, e ku kryeministri theksoi se Serbia po vazhdon fushatën për çnjohjet edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mirë duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.
Pas këtij postimi të Kurtit, komentoi edhe diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, duke i dhënë mbështetje propozimit të Kurtit për reciprocitet.
“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka komentuar Ischinger në Twitter.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra Studimi tregon se rënia e flokëve është më e përhapur në Evropë dhe Amerikën e Veriut,... -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran
















