Lajme
Zvicër: Sindikatat, me iniciativë popullore për pensionin e 13-të
Qëllimi i iniciativës është që personat të cilët marrin AHV-në të marrin po ashtu një shtesë vjetore, ngjashëm me të punësuarit
Kërkohet një pension i trembëdhjetë i AHV/VSA (pensioni i moshës dhe trashëgimisë) – ashtu sikurse paga e muajit të trembëdhjetë që e ndajnë shumica e punëdhënësve në Zvicër.
Ky është qëllimi i një iniciative federale popullore që e kanë filluar sot zyrtarisht sindikatat e ndryshme të Zvicrës, shkruan srf.ch.
Qëllimi i iniciativës është që personat të cilët marrin AHV-në të marrin po ashtu një shtesë vjetore, ngjashëm me të punësuarit, transmeton albinfo.ch. Por, kjo pagesë shtesë nuk duhet të rezultojë në ulje të përfitimit plotësues (EL) që mund të marrin pensionistët.
Sindikatat argumentojnë kështu: Pensionet e AHV-së në gjendjen që janë aktualisht, nuk tregohen të mjaftueshme për një jetë normale. Ndërsa një pension i 13-të në AHV do të bënte që të përfitonin pensionistë që kanë punuar në degët ekonomike të paguara dobët dhe sigurisht, gratë.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













