Kosova
Kurti dhe Osmani bëjnë homazhe në Prekaz
Shënimi i 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari është duke vazhduar edhe sot me aktivitete të ndryshme.
Sot, Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sot janë në Prekaz për ta nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të atyre që luftuan për lirinë e vendit, njofton Klan Kosova.
“Jo vetëm në këto data, në çdo ditë, në çdo moment duhet ta përkujtojmë këtë sakrificë të familjes Jashari që i ka vënë themelet shtetit tonë”.
“Kjo ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës para botës se popullo shqiptar ishte i shtypur nga ana e regjimit totalitar serb”, tha Osmani.
Ata ishin të shoqëruar nga ushtarët e FSK-së dhe komandati Rrahman Rama, njofton Klan Kosova.
Kurti pati edhe kabinetin e tij qeveritar, bashkë me ata ishte edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Pas kësaj, ata do të vizitojnë shtëpitë e Jasharajve, ku do të priten nga Rifat Jashari.
Ndërsa në ora 12:00 do të bëhen homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së.
Në ora 17:00 pritet të mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.



Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra Studimi tregon se rënia e flokëve është më e përhapur në Evropë dhe Amerikën e Veriut,... -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran













