Lajme
“Nata e Zjarreve” në Prekaz, të gjithë në nderim të familjes Jashari
Qytetarë të shumtë, bashkatdhetarë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve për tri ditë me radhë u përkulën para varrit të Adem Jasharit, familjarëve të tij dhe të rënëve në marsin e 1998-ës në Prekaz.
Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, duke filluar nga ora 17:45 ka filluar ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Sot ka përfunduar manifestimi gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” në Skenderaj, më të cilin aktivitet përmbyllet manifestimi treditor, në sheshin që mban emrin e komandantit Adem Jashari, shkruan Indeksonline, përcjell Albinf.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër Ortekët në Zvicër kanë marrë tre jetë gjatë fundjavës së Pashkëve. Një alpinist, një snowboarder dhe... -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje












