Bota
Shërohet personi i dytë nga virusi HIV
Një burrë nga Londra është bërë personi i dytë në botë që është shëruar nga virusi HIV, thonë mjekët.
Personi i quajtur Adam Castillejo ende nuk ka shenja të këtij virusi në gjak, më shumë se 30 muaj pasi e ndërpreu marrjen e terapisë anti-retrovirale, e cila përdoret nga njerëzit e infektuar me HIV.
Megjithatë, ai nuk është shëruar përmes ilaçeve që përdoren kundër avancimit të HIV-it, por përmes trajtimit me qeliza, të cilin e kishte marrë për shkak të kancerit nga i cili vuante.
Dhuruesit e qelizave amë e kanë një gjen të pazakontë, i cili u ofron mbrojtje nga HIV-i, shkruan “BBC”.
Në vitin 2011, Timothy Brown, i njohur si “Pacienti i Berlinit”, ishte bërë personi i parë që është shëruar nga HIV-i, tre vjet e gjysmë pas marrjes së një trajtimi të ngjashëm.
Transplantimi i qelizave amë duket se e ndalon aftësinë e virusit që të shumohet brenda trupit përmes zëvendësimit të qelizave imunitare të pacientit me qelizat e dhuruesit, të cilat i rezistojnë infektimit me HIV.
Pacienti i Londrës para një viti ishte shpallur pa virus dhe tash ndodhet përsëri në të njëjtën gjendje dhe me shëndet të mirë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit















