Koronavirusi: çast pas çasti
Serbia ndalon fluturimet me Zvicrën
Serbia mbylli kufijtë e saj të martën për udhëtarët nga vendet më të prekura nga shpërthimi i koronavirusit, përfshirë Zvicrën, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, tha qeveria në një deklaratë
Ndalimi i përkohshëm vlen për njerëzit që vijnë “nga Italia, provinca të caktuara në Kinë, Koreja e Jugut, Irani dhe një pjesë të Zvicrës”. Qeveria serbe nuk tha kur do të hiqet ndalimi ose për cilat pjesë të Zvicrës i është drejtuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ambasada Serbe në Bernë tha se linjat ajrore Air Serbia dhe “Swiss” aktualisht kishin bllokuar fluturimet nga Zvicra për në Serbi.
Deri më tani, katër persona në Serbi, përfshirë një shtetas kinez, kanë dale pozitiv për koronavirusin. Ka mbi 500 raste të njohura në Zvicër dhe tre vdekje të konfirmuara.
“Ambasada e Republikës së Serbisë në Bernë rekomandon që të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë në Konfederatën Zvicerane, në përputhje me udhëzimet e përgjithshme të shërbimeve kompetente zvicerane, të përmbahen nga udhëtimi në Serbi, përveç nëse është e domosdoshme “, tha Natalija Gunjić, zëdhënëse e ambasadës serbe në Bernë.
Zyrtarisht, rreth 71,000 njerëz me origjinë serbe jetojnë në Zvicër (2015), ndërsa rreth 2.300 zviceranë jetojnë në Serbi – shumë me kombësi të dyfishtë.Javën e kaluar, Izraeli gjithashtu urdhëroi udhëtarët që vinin nga Zvicra, Gjermania, Franca, Spanja dhe Austria që të shkonin në karantinë në shtëpi, siç kishte bërë tashmë për ata që ktheheshin nga Italia, Kina dhe Singapori.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival














