Bota
Merkel frikëson: Në Gjermani mund të infektohet 60-70 % e popullsisë
Gjermania deri tash ka regjistruar dy viktima
Koronavirusi i rrezikshëm ka mbërritur në të gjitha vendet e BE-së, duke shënuar një rritje të ndjeshme të infeksioneve në Gjermani, ku janë regjistruar dy viktima dhe më shumë se 1500 të infektuar, po ashtu në Francë me 33 viktima dhe më shumë se 1700 të infektuar.
Ndërsa në Belgjikë është raportuar viktima e parë. 4 persona në stafin e Komisionit Europian gjithashtu janë infektuar me koronavirus.
Brukseli ka marrë masa, duke anuluar takimet dhe mbledhjet duke e kthyer procesin në digjital.
Presidentja Ursula Von Der Leyen siguroi se Unioni është i përgatitur për t’iu përgjigjur epidemisë, ndërsa do të akordohet edhe një fond shtesë prej 25 miliardë eurosh për kontrollimin e sëmundjes dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Kriza me të cilën po përballemi me koronavirusin ka një ndikim të madh njerëzor dhe ekonomik, prandaj është shumë esenciale që të luftojmë në mënyrë të koordinuar për të parandaluar virusin dhe përhapjen, por edhe për të ndihmuar ekonominë. Ne do të koordinohemi çdo ditë në video call me ministrat e shëndetësisë së vendeve anëtare. Komisioni do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion“.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë paralajmëruar se një pjesë e mirë e popullsisë mund të infektohet së shpejti dhe si rrjedhojë janë shtuar masat për parandalimin e sëmundjes dhe kontrollin e saj.
“Ekspertet thone 60 deri ne 70 për qind e popullsisë do të infektohen. Është një grup i caktuar i popullsisë, janë më të vjetrit, dhe të sëmurët do të përballen me më shumë vështirësi. Të ngadalësojmë përhapjen e infeksionit me kapacitetet që kemi është një luftë me kohën. Me coronavirusin ne po përballemi me një sfidë që nuk e kemi pasur kurrë më parë“.
Ndërkohë numri i të infektuarve është rritur edhe në SHBA, duke i kaluar 1 mijë, ndërsa numërohen edhe 31 vdekje. Në Kinë situata është më e qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti pas AlbGala 2025: “Sa krenari të shohësh kaq... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet nëna e 2-vjeçarit shqiptar -
Besnik Halili nga Zvicra në një nga Forumet më Elitare Botërore të Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Xhedah 2025 -
Gjuha shqipe, ura që bashkon diasporën shqiptare në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord Gjatë sesionit dimëror, Parlamenti zviceran po shqyrton buxhetin për vitin 2026 dhe po zhvillon zgjedhjet për... -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Qielli ndriçohet nga një meteor i ndritshëm, pamje spektakolare në Zvicër -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve













