Lajme
Gjermania, nga e hëna, mbyll kufirin me Zvicrën
Kjo bëhet po ashtu edhe si përpjekje për të parandaluar blerjen me shumicë nga të huajt (kryesisht nga Zvicra) që tashmë kanë shkaktuar probleme të furnizimit në zonën kufitare
Gjermania, sipas të gjitha gjasave do të mbyllë kufijtë me Zvicrën, Francën dhe Austrinë. Kjo pritet të ndodhë nesër (e hënë) duke filluar nga ora 8 e mëngjesit. Ndonëse mediat gjermane kanë raportojnë njëzëri rreth kësaj, ende nuk ka konfirmim zyrtar, shkruan srf.ch
Sipas raportimeve, duhet të ketë përjashtime për udhëtarët ndërkufitarë (ata që punojnë në vendet përkatëse fqinje) dhe për trafikun e mallrave, transmeton albinfo.ch. Po ashtu banorët e Gjermanisë që gjenden në vendet e përmendura, do të lejohen të udhëtojnë në Gjermani.
Prapavija e kësaj mase nuk është vetëm tek kontrollimi i koronavirusit, përcjell albinfo.ch. Kjo bëhet po ashtu edhe si përpjekje për të parandaluar blerjen me shumicë nga të huajt (kryesisht nga Zvicra) që tashmë kanë shkaktuar probleme të furnizimit në zonën kufitare, siç raporton nga gazeta “Bild”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












