Lajme
Austria në karantinë, ligji për parandalimin e koronavirusit
Jeta publike është e kufizuar ashpër
E gjithë provinca austriake e Tirolit, me një popullsi prej rreth 750,000 njerëzish, është vendosur në karantinë për shkak të koronavirusit në rajonin e Alpeve, thanë të mërkurën autoritetet lokale.
Tiroli është fokusi kryesor i sëmundjes COVID 19 në Austri, me 474 të infektuar nga 1.646 në gjithë vendin, dhe janë regjistruar pesë raste me përfundim fatal.
Për disa ditë presioni po ngrihej në këtë provincë, e njohur për qendrat e saj të skive, si një nxitës i ekonomisë lokale.
Autoritetet rajonale kanë lëshuar një deklaratë, duke vendosur në karantinë 279 bashki në Tirol.
Përveç nevojës ekstreme, banorët nuk kanë pse të largohen nga bashkia ose territori i provincës, ku njerëzit nga jashtë nuk do të mund të hyjnë.
Në një nga vendpushimet e skive në bashkinë Ischgl, disa qindra turistë u infektuan në fillim të marsit.
Virusi ‘u eksportua’ kur skiatorë të shumtë u kthyen në vendet e tyre pas pushimit.
Qeveria e Austrisë bën thirrje për kufizimin e daljeve në gjithë Austrinë. Ekzistojnë vetëm tri arsye për përjashtime të largimit nga shtëpia: punë profesionale që nuk mund të shtyhen, nevojat urgjente (ushqimi) dhe nëse urgjentisht duhet të ndihmoni njerëzit e tjerë.
Në Danimarkë dhe Norvegji, qindra raste të viruseve pozitive kanë të bëjnë me Tirolin, derisa si pasojë e qëndrimit në këtë provincë janë raportuar raste të personave të infektuar pas kthimit të tyre edhe në Suedi, Islandë, Gjermani dhe Kanada. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u rrit me më shumë se 7,000 ton... -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022 -
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve -
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj












