Lajme
Koronavirusi në Zvicër: 33 të vdekur dhe 3800 të testuar pozitivisht
BAG ka njoftuar se tashmë janë prekur nga virusi të gjithë kantonet e Zvicrës dhe Principata e Lihtenshtajnit
Në Zvicër, numri i njerëzve të cilëve rezultatet e testimit për koronavirus u kanë dalë pozitive për virusin e koronës është rritur sërish edhe gjatë 24 rëve të fundit, shkruan srf.ch duke iu referuar shifrave të BAG (Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik).
Ky numër ka arritur në orët e para të pasdites së sotme në rreth 3,800, transmeton albinfo.ch. Të kujtojmë: të mërkurën kishte ende jo më shumë se rreth 3000 raste.
BAG ka njoftuar se tashmë janë prekur nga virusi të gjithë kantonet e Zvicrës dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Sipas BAG, 33 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Zvicër deri më tani. Por, sipas një regjistrimi të bërë nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA bazuar në informacionet e arritura nga kantonet, deri të enjten pasdite qenë raportuar 39 raste vdekjes.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër














