Kosova
Të shtunën seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti
Partitë politike mbështesin mocionin e LDK-së
Duke qenë se seanca për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit është raportuar se mund të mbahet të shtunën, partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re janë shprehur se do ta mbështesin mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës është shprehur se po e shikon me vëmendje situatën dhe do të dalë me një qëndrim konkret, përcjell albinfo.ch.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka takuar të enjten krerët e disa partive politike për të marr mbështetjen për mocionin që ka nisur për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës ishte.
Duhet theksuar se çështja e taksës dhe shkarkimi i ministrit të LDK-së, Agim Veliu u bën shkas që raportet LVV-LDK të shkojnë drejt fundit dhe të prishet koalicioni qeverisës.
Të enjten Partia Demokratike e Kosovës theksoi se po shikon me vëmendje situatën dhe do të dal me një qëndrim konkret sa i përket mocionit të votëbesimit të qeverisë Kurti të cilin e ka iniciuar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se qeveria Kurti ka zgjedhur momentin më të keq për të shkaktuar këtë krizë politike.
Ndërkaq, pas takimit ndërmjet Mustafës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ky i fundit tha se mbështesin mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Temë diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të Qeverisë Kurti. Në bisedim me Isa Mustafën e njoftova se qëndrimi i AAK-së, është pro, ne e përkrahim”, tha Haradinaj para mediave.
Lideri i AAK-së, tha se është mirë të ndërmerren veprime dhe të krijohet Qeveria e re, duke shtuar më tej se me Mustafën do të takohet sërish.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partia e tij e mbështet mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq sipas tij, nuk është e domosdoshme vendi të shkojë në zgjedhje.
Limaj këto komente i bëri pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.
“Ne e mbështesim këtë mocion dhe jemi të gatshëm me i dhënë nënshkrimet. Duhet të kemi një qeverisje, nuk është e domosdoshme vendi me shku në zgjedhje”, tha Limaj.
Se a do të përfshihej Nisma në një qeveri gjithëpërfshirëse, ai tha “Ne nuk mund të flasim në mënyrë hipotetike…Pas mocionit me kohë do t’iu informojmë për vendimet tona”.
Ndërkaq, edhe Aleanca Kosova e Re ka bërë të ditur se do të mbështesë mocionin e nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve Atraksionet kryesore turistike në Zvicra vazhdojnë të jenë të mbingarkuara, edhe pse autoritetet kanë rritur subvencionet... -
Defekt teknik bllokon përkohësisht faqet zyrtare të dhjetëra komunave dhe kantoneve në Zvicër -
Migros hap supermarketin e parë pa staf në Gjenevë, i hapur të dielave dhe gjatë festave -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Turizmi i Zvicrës dështon me drejtimin e masave të vizitorëve












