Lajme
BE heq bllokadën: Së shpejti në Zvicër do të ketë mjaft maska mbrojtëse
Bashkimi Evropian tani ka udhëzuar vendet anëtare që të mos bllokojnë eksportet e materialit mbrojtës në Zvicër
Së shpejti në Zvicër do të ketë sërish në shitje maska për mbrojtjen e frymëmarrjes, doreza dhe syzet mbrojtëse, shkruan srf.ch. Këtë njoftim e dhanë sot përmes Twitterit presidentja federale, Simonetta Sommaruga dhe ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin.
Bashkimi Evropian tani ka udhëzuar vendet anëtare që të mos bllokojnë më eksportet e materialit mbrojtës në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Megjithatë rreth kësaj nuk ka asnjë konfirmim nga BE-ja.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen, ka njoftuar disa ditë më parë se BE po kufizon eksportin e pajisjeve mbrojtëse mjekësore për shkak të krizës së koronavirusit. Maskat për mbrojtjen e frymëmarrjes mund të eksportohen në vendet që nuk janë anëtare të BE-së vetëm me leje të qartë, qe thënë ato ditë.
Siç është shkruar tashmë edhe në albinfo.ch, materialet për mbrojtje nga koronavirusi, në veçanti maskat dhe dezinfektuesit, qenë “zhdukur” nga farmacitë dhe drogeritë që në ditët e para të paraqitjes së virusit. Furnizimin me maskat e përmendura e vështirëson edhe më shumë fakti se shumica e madhe e tyre prodhohen në Kinë, ku dhe nevoja për to ishte më e madhe pasi që atje kishte shpërthyer për herë të parë epidemia e koronavirusit.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër











