Kultura
5 serialet që mund t’i shikoni gjatë qëndrimit në shtëpi
Përderisa situata jo e zakonshme me pandemine e koronavirusit po vazhdon në tërë botën, një mori programesh televizive janë detyruar të ndërpresin filmimin ose prodhimin e projekteve të parapara.
“EastEnders”, “The Only Way”, “Essex” dhe ribashkimi i shumëpritur i “Friends” janë në mesin e shfaqjeve televizive që janë prekur nga kjo situate.
Por, për fat të mirë ka shumë programe të tjera të përfunduara që janë gati për transmetim gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.
Në kohën ku rekomandohet të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe të aplikoni distancën sociale, ju rekomandojmë t’i shikoni këto pesë seriale.
AFTER LIFE
Ricky Gervais në rolin e Tonit mundohet të shoqërohet më shumë pas humbjes së bashkëshortes së tij.
DEFENDING JACOB
Një burrë dhe një grua në Massachusetts kanë frikë se djali i tyre adoleshent është një vrasës.
Ky prodhim i Apple TV do ta ketë premierën më 24 prill.
Image result for defending jacob
KILLING EVE
Aventurat e vrasëses Villanelle (Jodie Comer) dhe agjentes që e ndjek hap pas hapi (Sandra Oh) kanë mahnitur audiencën në të dy anët e Atlantikut.
Sezoni i tretë i këtij seriali është një nga programet më të pritura të pranverës.
THE NEST
Historia e një çifti që kanë tentuar të bëhen prindër për një kohë të gjatë, por pa sukses.
Kjo dramë televizive me pesë episode fillon transmetimin këtë të hënë në BBC One.
BROOKLYN NINE-NINE
Shkrihuni së qeshuri me situatat komike në një stacion policor në Brooklyn.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













