Kosova
Proceudrat: Si do të formohet Qeveria e re?
Presidenti i Kosovës ka dy opsione para vetes se si të veprojë
Me 82 vota për 32 kundër dhe vetëm një abstenim, deputetët e Kuvendit votuan mocionin e iniciuar nga LDK-ja, për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, pas vetëm 50 ditëve të jetës së saj, shkruan Insajderi.
Por, pas këtij veprimi, tani shumë kush është i interesuar të dijë se cilët do të jenë hapat tjerë për themelimin e Qeverisë së re për të mos shkuar menjëherë në zgjedhje, përcjell albinfo.ch.
Në bazë të Kushtetutës, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, Presidenti ka dy opsione para vetës se si të veprojë.
Opsioni i parë, është të nis konsultimet me subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, ngjashëm sikurse ne një situatë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, me qëllim që të caktojë një mandatar të ri për formimin e Qeverisë.
Në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet, duhet kërkuar propozimin e mandatarin të ri.
Ky propozim nuk mund të jetë sërish Albin Kurti. Në herën e dytë, presidenti ka në diskrecion të vendos se cila prej subjekteve politika apo koalicioneve në Kuvend ka gjasat më të mëdha për të formuar qeverinë e re.
Ndërsa opsioni i dytë, është që përmes një dekreti të shpërndajë Kuvendin dhe vendi të shkojë të zgjedhje të jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris










