Kosova
Sipas Thaçit, Kushtetuta e lejon t`ia japë kujtdo mandatin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të fillojë konsultimet për hapat e mëtejmë me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, pasi Kuvendi e ka shkarkuar Qeverinë Kurti.
Në një prononcim për media, pas vizitës që i bëri Qendrës së Studentëve të kthyer në karantinë për kosovarët e kthyer nga jashtë, si pjesë e masave për të parandaluar COVID-19, presidenti Thaçi ka thënë shkurtër se do të fillojë konsultimet dhe se mandatin do t’ia japë partisë politike që e dëshmon se do të formojë “qeveri të unitetit, qeveri stabile dhe qeveri gjithëpërfshirëse”.
Kjo lë të nënkuptohet se presidenti si pikënisje ka Pikën 5 të Nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që parasheh momentin e krijuar pas rënies së Qeverisë.
Pra, Pika 5 e Nenit 95 e bën dallimin në mes të momentit kur qeveria formohet pas zgjedhjeve dhe momentit tjetër kur qeveria formohet pas rënies së qeverisë. Kjo pikë kërkon nga presidenti vetëm të konsultojë partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend për të mandatuar kandidatin e ri për të formuar Qeverinë.
Por, kjo pikë nuk përcakton që kandidati i ri duhet të jetë nga partia që ka dalë e para në zgjedhje.
Rrjedhimisht, kjo pikë lë në diskrecionin e presidentit se cilit kandidat do t’i japë ai mandatin.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë












