Lajme
Pandemia e bën Zvicrën “më të sigurt”: Përgjysmë më pak delikte dhe aksidente
Nëse vitin e kaluar gjatë periudhës së njëjtë në Winterthur kemi pasur rreth 105 aksidente trafiku, këtë vit kemi vetëm rreth 45 sosh"
Zvicra po bëhet më e sigurt, pikërisht në saje të krizës me pandeminë e koronavirusit. Mbyllja gjegjësisht bllokimi i jetës për shkak të vrusit ka bërë që numri i delikteve nga fundi i marsit deri në fund të prillit të jetë më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Mbi të gjitha, numri i vjedhjeve në Zvicër ka tendencë të ulet, shkruan 20minuten.ch.
“Numrat janë me të vërtetë shumë të ulët,” thotë Florian Schneider, zëdhënës i policisë kantonale të St. Gallenit, transmeton albinfo.ch. Sa u përket vjedhjeve me thyerje, në ditarin e policisë në vitin 2019 midis 23 marsit dhe 24 prillit kanë qenë regjistruar 95 raste. Në të njëjtën periudhë në vitin 2020 kishte 76 .
Numri i vjedhjeve në kantonet Aargau dhe Bernë rezulton gjithashtu më i ulët se zakonisht. Jolanda Egger, zëdhënëse e policisë së kantonit të Bernës, rreth kësaj thotë: “Kjo besohet se ndodhë kur dihet se vjedhjet nëpër hapësira të banimit zakonisht ndodhin kur askush nuk është në shtëpi”.
Ndërkaq, në lidhje me raportet për vjedhje në ambientet e biznesit, aktualisht nuk ka një trend të qartë.
“Edhe në kantonin e Cyrihut kishte më pak vjedhje – përveç në qytetin e Winterthurit, thotë zëdhënësi i policisë, Michael Wirz: “Në fillim të krizës së koronavirusit kishte më pak vjedhje, por që nga atëherë numri i tyre është rritur dhe janë përgjithësisht në nivelin e një viti më parë. Teza jonë është se ka më pak vjedhje në ndërtesat e banimit, por më shumë në dyqane”.
Përleshjet e shkaktuara nga konsumimi i alkoolit ashtu sikurse edhe krimet e dhunshme janë pakësuar gjithashtu në kantonin e St.Gallenit, thotë Florian Schneider, zëdhënës i policisë kantonale, transmeton albinfo.ch. “Arsyeja është e thjeshtë: restorantet dhe baret janë të mbyllura”.
Veprat e dhunshme në përgjithësi gjithashtu tregojnë tendencë zvogëlimi në të gjithë kantonin e Cyrihut. Michael Wirz nga Policia e Qytetit të Winterthurit thotë: “Për fat të mirë, numri i rasteve të dhunës në familje nuk është rritur në mënyrë të konsiderueshme”.
As në kantonin e Aargau, nuk ka pasur ndonjë rritje të dukshme të veprave të dhunshme.
Për shkak të vëllimit më të vogël të qarkullimit në rrugët e Zvicrës, edhe numri i aksidenteve të trafikut në vend është ulur në shumë regjione. Kjo ka ndodhur edhe në kantonin e Cyrihut, përcjell albinfo.ch. “Megjithatë, numrat e saktë nuk janë ende të disponueshëm, ato (aksidentet) nuk janë regjistruar ende statistikisht”, thotë Ralph Hirt, zëdhënës i policisë së kantonit të Cyrihut.
Situata është e ngjashme në qytetin e Winterthur, ku Policia e Qytetit ka përmbledhur shifrat sa u përket aksidenteve të trafikut.
“Në Winterthur, ne kemi një ulje prej 50 për qind të aksidenteve në trafik”, thotë Michael Wirz. “Kështu, nëse vitin e kaluar gjatë periudhës së njëjtë kemi pasur rreth 105 aksidente trafiku, këtë vit kemi vetëm rreth 45 sosh. Megjithatë, këto shifra nuk janë ende përfundimtare”.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern















