Lajme
Ndërmarrja e shqiptarit “Pije Vendore” ndihmon të pastrehët në Wels
Vlera e donacionit është mbi 7 mijë euro, ndërsa organizatës ua ka dhënë në dispozicion edhe Busin pa asnjë pagesë.
Fadil Limani, pronar i ndërmarrjes “Pije Vendore” në Austri ka bërë një gjest fisnik dhe human. Ai ka dhuruar një donacion me pije të prodhuara në Kosovë për të pastrehuarit në Wels të cilët ushqehen tek “Die OÖ Tafel”. Vlera e donacionit është mbi 7 mijë euro, ndërsa për shpërndarjen e ushqimeve falas, kësaj organizate ua ka dhënë në dispozicion edhe Busin pa pagesë deri në kalimin e krizës.
Ndërmarrja “Pije Vendore” është anëtare e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, dhe këtë njoftim e ka bërë faqja e Rrjetit, Albanien Global Diaspora Business Network, përcjell Albinfo Austria.
“Ndërmarrja anëtare e Rrjetit “Pije Vendore”, me pronar Fadil Limani, për të pastrehët në qytetin e Welsit të cilët ushqehen kryesisht tek “Die OÖ Tafel” në Wels, dha një donacion me Pije të prodhuara në Kosovë.
Vlera e donacionit është mbi 7000(shtatemije) Euro!
Kurse për shpërndarjen e ushqimeve falas tek nevojtaret në Wels, kësaj Organizate ua dha ne dispozicion pa pagesë edhe një Bus, deri në kalimin e krizës!
Gjeste i rrallë i humanizmit dhe integrimit!
“Edhe ne, shqiptarët, dimë t’i kthejmë të mirat që na bëhen” ka thënë afaristi Fadil Limani me këtë rast”, shkruan në njoftimin e Rrjetit.
Afaristi Fadil Limani është distributor për në Austri i shumë pjeve vendore që prodhohen në Kosovë si dhe produkteve të prodhuara nga gratë e Krushës si: Turshi, ajvar e të tjera.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














