Lajme
Gjermania, Spanja dhe SHBA-të me numrin më të lartë të shërimeve nga COVID-19
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Gjermani, Spanjë dhe SHBA, është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.
Tre vendet që prijnë me numrin më të lartë të shërimeve nga COVID-19 janë SHBA-të, Gjermania dhe Spanja, transmeton albinfo.ch.
Deri më tani janë bërë testime miliona personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Gjermani, Spanjë dhe SHBA, është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.
Informacionet e fundit tregojnë SHBA-të kanë rreth 118,633 të shëruar, Spanja 117,727 të shëruar dhe Gjermania 112,000 të shëruar. Këto janë zyrtarisht me numrin më të lartë të shërimeve.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, tani mbi 874,583 persona janë shëruar plotësisht në gjithë botën, shkruan albinfo.ch.
Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes të madhe të të prekurve nga koronavirusi në botë, ka rritje rekorde edhe të të shëruarve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se nuk është zbuluar asnjë gjurmë e toksinës cereulide në... -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon”














