Lajme
Qeveria gjermane, thirrje qytetarëve: Jo pushime jashtë vendit, shijoni fermat vendase
Pas ministrit të Jashtëm, Heiko Maas, edhe ministrja e Bujqësisë në Gjermani, Julia Kloeckner, u kërkoi bashkëqytetarëve të saj që të mos udhëtojnë jashtë vendit këtë verë.
Ajo u bëri thirrje gjermanëve që të kalojnë pushimet e tyre këtë vit në fermat që ofrojnë shërbime turistike.
“Ka mundësi për qëndrim në distancë në shumë ferma, si dhe akomodime të ndara”, tha Kloeckner, duke shtuar se akomodime të tilla janë shumë më të përshtatshme sesa hotelet e mëdha, ku “qindra janë afër një pëllëmbë”
Maas paralajmëroi më parë se konkurrenca e vendeve evropiane, të cilat më parë do të lejonin udhëtime turistike, çon në rreziqe të panevojshme.
Ai aludoi në Austrinë, me vendpushimet e skive, siç është Ischgl, prej nga u përhap virusi në Gjermani.
“Për fat të keq, ne kemi përjetuar tashmë atë se çfarë mund të bëjë një destinacion turistik”, tha ai.
Maas paralajmëroi që një situatë e tillë nuk duhet të përsëritet më.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror














