Kosova
Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë
Njëra viktimë është nga komuna e Mitrovicës së Veriut dhe tjetra nga Leposaviqi
Janë shënuar edhe dy viktima me COVID-19, një nga Komuna e Leposaviqit, (e lindur në vitin 1948), dhe një viktimë nga Komuna e Zubin Potokut (e lindur në vitin 1947), që të dy viktimat kishin edhe sëmundje të tjera kronike.
Ndërsa pos dy viktimave, janë shfaqur edhe dy raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar edhe 4 pacientë, ka njoftuar në një konferencë për media epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, raporton KosSev.info.
Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike në Kragujevc, ndërsa personi tjetër si pasojë e një infarkti ishte duke u trajtuar në një qendër në Mitrovicën e Veriut, dhe në orët e mbrëmjes kur është testuar kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Dy rastet e reja me COVID-19 janë nga njëra nga Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe njëra nga Leposaviqi. Deri më sot janë 96 persona të prekur me COVID-19 në këto komuna, ndërsa janë shëruar 47 persona, dhe janë shënuar 8 viktima.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s
















