Kosova
Kosova dhe Shqipëria, më së paku teste në Ballkan
Është bërë e ditur se disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor po qëndrojnë më mirë në procesin e testimit. Sipas ueb-faqes Worldometers, e cila gjurmon rastet e coronavirusit, deri më 28 prill Serbia ka testuar mbi 7,700 persona në një milion banorë, Kroacia rreth 8,000 persona, Bosnjë e Hercegovina mbi 8,000, Maqedonia e Veriut rreth 7,300 dhe Mali i Zi ka testuar 8,100.
Edhe pse Kosova nuk figuron në këtë ueb-faqe, por sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, Kosova ka mbi 1,7 milion banorë dhe 6,955 teste, që i bie se janë testuar mbi 3,970 persona në një milion banorë. Më keq qëndron Shqipëria, me 2,603 persona të testuar në një milion banorë.
Ndërsa, mikrobiologu Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, thotë se numri i mostrave varet nga numri i testeve që janë në dispozicion.
Pasi Kosova nuk ka mundësi të prodhojë teste dhe varet nga importi, Raka thotë se është shumë vështirë furnizimi me to për shkak të kërkesës së madhe globale për këtë produkt.
Sipas tij, Instituti vendos se cilët persona duhet të testohen, pasi nuk ka mundësi për të gjithë.
“Problemi kryesor është vështirësia në furnizimin me teste, sepse për kërkesa për teste është kërkesë globale. Është shumë vështirë të sigurohen, kjo është arsye pse testet janë bërë aq sa janë bërë edhe pse ditëve të fundit kjo shifër është rritur. Normal që nuk kemi mundësi ta testojmë krejt popullatën e Kosovës, kjo është e kuptueshme”, tha Raka.
Edhe zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë theksojnë se numri i testimeve në nivel vendi është i vogël, por sipas tyre, kjo varet nga kapacitetet ekzistuese.
Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në këtë Organizatë, i tha Radios Evropa e Lirë, se vetëm testimi nuk është zgjidhje për parandalimin e coronavirusit. Sipas saj, qytetarët e Kosovës duhet të zbatojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për izolim.
“Asnjë shtet nuk mund të testojë secilin person. Por, bëhet seleksionimi në bazë të kritereve që i përcakton OBSH-ja dhe miratohen nga autoritetet shëndetësore në Kosovë. OBSH potencon se domosdoshmërisht duhet të testohen personat me simptoma, persona të kontaktit. Kurse Instituti e ka shtuar edhe personat të cilët janë edhe në karantinë. Po mendoj se kjo është e mjaftueshme”, tha Humolli. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














