Kosova
Kosovë: Kriteret që duhet t`u përmbahen kafiteritë që pritet të punojnë nga qershori
Nga 18 maj lokalet atje do të hapen për "take away".
Pas 2 muaj mbyllje të plotë mijëra kafiteri e restorante në Kosovë po bëhen gati që nga data 18 Maj të nisin shërbimin ‘take away’, që sipas Petrit Kllokoqit, Kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, kjo mbyllje ka shkaktuar jo pak dëme në gastronomi.
Kllokoqi për mediat kosovare përveç se ka foluar për pasojat që po sjell mbyllja dhe nevoja për një mbështetje tjetër në javët e muajt në vazhdim, tha se 13 mijë të punësuar në rreth 3600 biznese të gastronomisë, të regjistruara në shoqatë, por ende asnjë, thotë Kllokoqi nuk ka lajmëruar për falimentim.
Sipas Kllokoqit gjithsesi dëmi është shumë i madh nga mungesa e qarkullimit të parasë këta dy muaj.
Tutje Kllokoqi ka folur edhe për kushtet që do të aplikojnë në rihapjen e lokaleve, që sipas tij ky është një model austriak duke shtuar se këto janë kriteret e rëndësishme në menaxhimin e lokaleve në këtë kohë.
“Ne kemi apeluar në IKSHP që hapja të behet graduale dhe me disa kushte :
1) dezinfektim i rrënjësishëm
2) stafi të jenë të pajisur me dorëza dhe maska
3) të ketë dezinfektues në prani të çdo lokali
4) të mos kenë klientët qasje në shank
5) menytë të jenë një përdorimesh ose të dezinfektohen çdo herë
6) servisi ( pirunët, thikat, lugët, gotat ) mos të jenë të ekspozuara në tavolina, po të shërbehen bashkë me ushqimin ose pijet
7) distanca në mes të tavolinave të jetë 1,5 metër
Menaxheri i lokalit duhet të mbaj rendin në lokal, në rast eskalimi të situatës, apo ndonjë dyshimi të ndryshëm të kontaktojë autoritetet përkatëse”, janë kushtet që pritet edhe të aplikohen nga data 1 Qershor.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












