Lajme
Apel për nënshkrimin e peticionit
Mjekët nga vendet jashtë EU/EFTA që jetojnë dhe punojnë në ndër vite në spitale zvicerane, kërkojnë njohjen e diplomave të tyre. "Me anë të këtij peticioni kërkojmë nga autoritetet më të larta shtëtërore e mjekësore drejtësi për kategorinë tonë. Vetëm një vlerësim i barabartë me kolegët zviceranë dhe ata nga shtetet europiane na mundëson avancimin e dëshiruar profesional. E avancimi ynë ndikon drejtpërdrejt në dhënien e ndihmës optimale mjekësore ndaj popullsisë në Zvicër", shkruajnë ata në një njoftim të dërguar në redaksinë albinfo.ch
Ne mjekët nga vendet jashtë EU/ EFTA që jetojmë në Zvicër dhe punojmë me vite të tëra në spitalet zvicerane kërkojmë mbështetjen Tuaj për ta nënshkruar në mënyrë sa më masive këtë peticion.
Me këtë kërkojmë njohjen e diplomës sonë mjekësore universitare dhe dhënien e së drejtës që t’i nënshtrohemi provimit specialistik.
Ne punojmë me përkushtim të plotë duke kontribuar shumë në funksionimin e mirëfilltë të sistemit shëndetësor zviceran. Po ashtu shumë prej nesh bartim edhe funksione me rëndësi e përgjegjësi të lartë. Megjithatë, diploma jonë universitare në mënyrë të paarsyeshme nuk njihet nga autoriteti federal (MEBEKO). Këtë e konsiderojmë paradoksale dhe tejet diskriminuese për faktin se mosnjohja e diplomës nuk bëhet për mungesë kompentencash profesionale, por për shkak të prejardhjes së diplomës.
Me anë të këtij peticioni kërkojmë nga autoritetet më të larta shtëtërore e mjekësore drejtësi për kategorinë tonë. Vetëm një vlerësim i barabartë me kolegët zviceranë dhe ata nga shtetet europiane na mundëson avancimin e dëshiruar profesional. E avancimi ynë ndikon drejtpërdrejt në dhënien e ndihmës optimale mjekësore ndaj popullsisë në Zvicër.
Andaj të gjithë Ju që mendoni që kërkesa jonë është e drejtë, ju lutemi të ndani 5 minuta nga koha juaj dhe t‘a nëshkruani peticionin. Na nevojiten mbi 15.000 nënshkrime.
Ju falenderojmë përzemërsisht për mbështetjen Tuaj!
Asociacioni MEDENS
Sqarim i shkurtër rreth procedurës së nënshkrimit online;
Peticioni është në gjermanisht dhe frëngjisht. Brenda në peticion e keni po ashtu edhe tekstin në italisht dhe anglisht.
Së pari klikoni në linkun e nëshkrimit (e shihni posa t’a keni klikuar peticionin). Pastaj pasi të keni dhënë personaliet tuaja dhe të keni konfirmuar votën tuaj, ju lutemi kontrollojeni E-Mail adresën dhe në E-Mailin tuaj do të shihni linkun e konfirmimit të cilin duhet ta shtypni, përndryshe nënshkrimi nuk do të llogaritet.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën













