Futboll
Kënd e ka befasuar Rrahmani me përformancën e tij
Drejtori sportiv i Hajduk Splitit, Sasa Bjelanovic e pranon se nuk kishte pritur që Amir Rrahmani do të arrinte në këtë pikë të karrierës
Futbollisti kosovar, pas eksperiencave në futbollin e këtushëm dhe në Shqipëri, e kishte vazhduar karrierën në Kroaci, duke luajtur për Lokomotiv dhe Dinamo Zagrebin.
Verën e kaluar ai iu bashkua Veronës dhe paraqitjet mbresëlënëse që i bëri në Serie A bënë që në janar kartonin e tij ta blinte Napoli.
E drejtuesit e gjigantit kroat kanë mbetur gojëhapur me përparimin e shpejtë të përfaqësuesit kosovar, por edhe ata të klubeve të tjera kroate, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
Madje, drejtori sportiv i Hajduk Splitit, Sasa Bjelanovic e pranon se nuk besonte se qendërmbrojtësi do të ketë sukses në karrierë.
“Në të kaluarën kam qenë skeptik për Rrahmanin. Nuk e kam pritur kurrë një eksplodim të tij. Prezenca e trajnerit të Veronës, Juric ka qenë mjaft e rëndësishme për të. Ka dëshirë të madhe të punojë dhe të vihet në dispozicion. Jam mjaft i lumtur dhe i kënaqur me atë që është duke e bërë. Kjo demonstron se në futboll nuk duhet të japësh gjykime para kohe, duke e pasur parasysh që sezonin e ardhshëm do ta shohim në Napoli”, deklaroi Bjelanovic në programin italian “Taca La Marca” në “Radio Musica Television”.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













