Lajme
Kalimi nëpër Slloveni për të shkuar në Kosovë nuk mund të bëhet pa leje paraprake
Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë kalimin nëpër Slloveni për të shkuar në Republikën e Kosovës nuk mund të bëhet pa leje paraprake të vendeve të tjera, të cilat duhet të kalohen transit deri në Republikën e Kosovës.
Njoftimi i plotë
Të nderuar bashkatdhetarë,
Bazuar në vendimet e Republikës së Sllovenisë, kalimi nëpër Slloveni për të shkuar në Republikën e Kosovës nuk mund të bëhet pa leje paraprake të vendeve të tjera, të cilat duhet të kalohen transit deri në Republikën e Kosovës.
Lusim të gjithë bashkatdhetarët, në Slloveni dhe në vendet e tjera, që të mos nisen për të shkuar në Kosovë nga dhe përmes Sllovenisë, pa u lajmëruar paraprakisht në Ambasadat e Republikës së Kosovës në vendet ku ata ndodhen dhe të pajisen me konfirmimet përkatëse, pa të cilat nuk mund të kalohet në Slloveni dhe më tutje.
Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, personave që parashihet që të mos jenë në gjendje të lëshojnë territorin e Republikës së Sllovenisë për shkak të masave të vendosura nga vendet fqinje do t’iu refuzohet hyrja.
Për raste emergjente, numri i Shërbimit Konsullor në Ambasadën e Kosovës në Slloveni është: +386 31 465 221.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive













