Bota
‘EasyJet’ pranon se i janë hakuar nëntë milionë konsumatorë
'EasyJet' ka thënë se ka pasur njohuri për sulmin gjatë muajit janar.
Kompania britanike EasyJet ka pranuar se një “sulm i sofistikuar kibernetik” ka prekur rreth nëntë milionë konsumatorë.
Në njoftim është thënë se adresat elektronike dhe detajet e udhëtimet janë vjedhur, derisa qasja në kartela kreditore ka përfshirë 2,208 konsumatorë.
Kjo kompani ka informuar Zyrën e Komisionarit për Informim në Britani, teksa heton këtë shkelje.
EasyJet ka thënë se ka pasur njohuri për sulmin gjatë muajit janar.
Kjo kompani ka thënë në BBC se në fillim të muajit prill ka qenë e gatshme t’i njoftojë konsumatorët, të cilëve u janë vjedhur detajet e kartelave bankare.
Aty është thënë ajo se ka bërë publik lajmin tani, për të paralajmëruar nëntë milionë konsumatorët që u janë vjedhur adresat elektronike, që të jenë më të kujdesshëm nga sulmet.
“Ende nuk kemi të dhëna të keqpërdorimit të të dhënave personale të çfarëdo natyre, megjithatë, ne jemi duke komunikuar me gati nëntë milionë konsumatorë, të cilëve u janë prekur të dhënat, për t’i këshilluar që të marrin hapa mbrojtës ndaj secilit rrezik potencial”, është thënë mes tjerash në njoftim.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga














