Tematike
Pse banorët zviceranë nuk do të kenë qasje parësore në vaksinën e prodhuar në vend
Të mërkurën, Zvicra premtoi 300 milionë franga për departamentin e mbrojtjes për gjetjen e një vaksine për luftimin e koronavirusit.
Përveç zbulimit të një vaksine për Covid-19, qëllimi i këtij fondi është të sigurojë doza të mjaftushme për 8.6 milionë banorë të Zvicrës, por qeveria ka thënë që banorët e Zvicrës nuk mund të jenë në përparësi kundrejt vendeve tjera nëse dëshirojmë të tregojmë sukses.
Duhet të ruhet rregullorja tregtare që banorët e një vendi të mos jenë në përparësi ndaj njëri-tjetrit, transmeton albinfo.ch.
Qeveria tha se dëshiron të sigurohet që të gjithë banorët e Zvicrës të kenë qasje në vaksinë, por gjithashtu duhet të sigurohet që edhe vendet e tjera të kenë qasjen e njejtë.
Paratë do të vihen në dispozicion të kompanive zvicerane që punojnë drejt gjetjes së një vaksinë, por edhe për kompani tjera.
Nëse zbulohet një vaksinë përfundimisht, ekziston shqetësimi se do të vihet në dispozicion vetëm për ofertuesit më të lartë – d.m.th. vendet e pasura ose njerëzit më të pasur në shoqëri, përcjellë albinfo.ch.
Ministri Zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset të mërkurën tha se një bashkëpunim ndërkombëtar do të ishte mënyra më e mirë për të marrë një vaksinë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Së pari, ne duhet të kemi një vaksinë. OBSH po punon për të, “tha Berset.
“Ne (Zvicra) po marrim një rol pionier kur bëhet fjalë për vaksinat.
“Bota po punon së bashku. Nuk do të ketë 120 vaksina të ndryshme, por përkundrazi do të ketë disa kandidatë premtues”, përfundoi ai./albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












