Lajme
Presidenti austriak thyen rregullin: Pas mbylljes, vazhdon “muhabetin” në lokalin e shqiptarit
Kishte përfunduar orari i punës, ndërsa Alexander Van der Bellen vazhdon "muhabetin" në tarracën e restorantit „Sole“ në Vjenë. Mediat austriake këtë restorant e emërtojnë si restorant italian, por Albinfo Austria bën me dije se restoranti është pronë e gastronomit të njohur shqiptarë në Austri
Lokalet e gastronomisë në Austri lejohen të punojnë deri në orën 23.00. Megjithatë, gjatë një kontrolli rutinë, policia kishte takuar disa persona të ulur në një tarracë të bukur të një restoranti në qendër të Vjenës. Ndonëse kishte më shumë se një orë që restoranti kishte përfunduar ligjërisht orarin e punës, ata ishin duke biseduar për „shtatë palë qejfe“, ndërsa në tavolinën e tyre kishte edhe pije. Kur policët afrohen, shohin se në atë tavolinë ulur gjendet presidenti austriak, Alexander Van der Bellen dhe bashkëshortja e tij, Doris Schmidauer.
Ishte rreth orës 00.20, restoranti ishte mbyllur zyrtarisht në atë kohë. Për shkak të emrit dhe ushqimit që servon, mediat austriake restorantin „Sole“ e emërtojnë si restorant italian, por Albinfo Austria, bën me dije se restoranti është pronë e gastronomit të njohur shqiptar në Vjenë, Aki Nuredinit.
„Presidenti është një mysafir i rregullt i imi ashtu sikurse edhe shumë artistë të tjerë. Ai kishte ngrënë peshk për darkë. Unë bëra të gjitha siç e parasheh rregulli. Ne e kemi mbyll restorantin në orën 23.00 me një pije të servuar të fundit”, ka thënë biznesmeni shqiptar, Aki Nuredini, raporton “Krone.at”. Edhe pas mbylljes së restorantit, Van der Bellen dhe bashkëshortja e tij Doris Schmidauer kishin qëndruar të ulur në tarracën e restorantit. Sipas gazetës austriake, me herët bashkë më ta në tavolinë ishte edhe vet pronari i restorantit.
Kur u pyet presidenti austriak nga gazeta “Krone.at” rreth kësaj, ai e pranoi si “një gabim”. “Unë dola për të ngrënë darkë për herë të parë që nga mbyllja e restoranteve. Isha me dy miq dhe bashkëshorten time. Ishim duke biseduar dhe duket se koha kishte ikur shumë shpejt. Më vjen keq. Ishte “një gabim”, shprehet me keqardhje, presidenti Van der Bellen.
Por, si e thotë ligji për rastin në fjalë? Një restorant mund të lejoj teorikisht mysafirët të qëndrojnë të ulur edhe pasi të mbyllet në orën 23.00. Kjo llogaritet si palë private. Sidoqoftë asgjë nuk mund të shërbehet. Kuzhina dhe bari duhet të jenë të mbyllura. Por, a janë thyer rregullat në këtë rast dhe kush mund të jetë fajtori?, për këtë do të marrin vendim organet përkatëse të Vjenës.
Sipas ligjeve të vendosura nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, nëse ndonjë lokal apo restorant gjendet i hapur pas orës 23.00, mund të gjobitet deri me 30 mijë euro.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












