Të tjera
Majlinda Kelmendi i gëzohet shtyrjes së Lojërave Olimpike
Pandemia ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportivë në Kosovë, këtu duke përfshirë edhe sportin e xhudos.
E gjithë kjo periudhë ka ndikuar mjaft shumë edhe në formën e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit, e cila ka qenë e izoluar bashkë me ekipin olimpik të Kosovës për më shumë se 11 javë, në qendrën stërvitore në qytetin e Pejës.
Kelmendi në një intervistë për KosovaPress, ka përshkruar kohën e karantinës, duke u shprehur se kanë pasur vështirësi të mëdha në ditët e parë, mirëpo më pas janë mësuar duke qëndruar së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe pjesën tjetër të ekipit.
“Mund të them se në fillim ka qenë pak e vështirë, por pas disa javësh jemi mësuar, jemi adaptuar. Pjesa më e vështirë ka qenë ajo që nuk e kemi pa familjen, mirëpo sa i përket stërvitjeve kemi ushtruar mjaft mirë, në krahasim me vendet tjerat të cilat nuk kanë munduar me ushtru aspak”, tha Kelmendi.
Covid-19 ishte gjithashtu shkaktari i shterjes për një vit të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, mirëpo një vendim të tillë, Kelmendi e cilësoi si një lajm të mirë për të duke parë edhe formën në të cilën ajo është duke kaluar.
“Për mua personalisht ka qenë lajm i mirë duke e marrë parasysh që kam pas probleme me disa lëndime kohëve të fundit dhe po mendoj që kam kohë të përgatitemi më mirë”, deklaroi ajo.
Kelmendi gjithashtu u shpreh se i kanë munguar shumë garat, si asaj, ashtu edhe pjesës tjetër të ekipit, ndërsa për të ardhmen potencoi se nga ajo duhet të priten vetë suksese të mëdha, e sidomos në Lojëra Olimpike, atje ku edhe synon medaljen e dytë të artë në karrierën e saj.
“Mos me rrejt kam pasur shumë stres këto kohët e fundit dhe kam pasur nevojë që të pushoj. Këtë e kam vërejtur gjatë karantinës. Tash ia ka nis me më munguar por gjatë këtyre tre muajve s’mund të them se më kanë munguar shumë, se thjesht kam pushuar, jam relaksuar dhe e kam pas jetën ashtu komplet pa stres dhe tanimë kam filluar të ndjej mungesën… Po unë po vazhdoj me punu, me ushtru shumë seriozisht dhe po mendoj që duhet të presim vetëm suksese”, përfundoi Kelmendi.
Kujtojmë që Majlinda Kelmendi së bashku me trajnerin e saj, Driton Kuka kanë qenë shumë të zëshëm në kërkesën e tyre për lirimin e masave, sidomos për sportistët të cilët është dashur ta mbanin formën e tyre në nivel të lartë me stërvitje jo të zakonshme gjatë pandemisë së koronavirusit, transmeton KP, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve Një studim i porositur nga SEM ka zbuluar se autoritetet përgjegjëse nuk e verifikojnë sistematikisht vërtetësinë... -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35












