Lajme
Gjermania po debaton për heqjen e detyrimit të izolimit
Ministri i shëndetësisë: Karl Lauterbach: “Njerëzit e infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi. Përndryshe, edhe vetë vendi i punës do të bëhet një rrezik sigurie”
Kërkesa e kreut të mjekëve të sigurimeve shëndetësore, Andreas Gassen, për heqjen e të gjitha detyrimeve të izolimit dhe karantinës në kulm të valës së verës së Koronës, ka hasur në kundërshtime, shkruan srf.ch.
“Njerëzit e infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi. Përndryshe, jo vetëm që do të rritet edhe më shumë numri i rasteve, por edhe vetë vendi i punës do të bëhet një rrezik sigurie”, ka shkruar Ministri Federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach (SPD) në Twitter të shtunën.
Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë Klaus Holetschek (CSU) ka thënë gjithashtu se propozimi ishte i parakohshëm. Por të tjerët kanë rënë dakord me Gassen-in, të paktën në vlerësimin e tij për situatën aktuale të koronës.
Incidenca e fundit shtatë-ditore ishte mbi 700 – por për disa kohë ekspertët kanë supozuar se rastet aktuale janë nën raportuar ndjeshëm, transmeton albinfo.ch. Numri absolut i pacientëve në repartet e terapisë intensive aktualisht është dy herë më i lartë se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Teuta Kryeziu, ndërmjet komunikimit dhe kuptimit në jetën familjare Si këshilltare dhe mediatore sistemike, ajo, përmes Familienberatung plus në Kantonin e Bernës punon me familje... -
Destani flet për “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut” -
Shoqata Kulturore “Sharri” nderon figurën e Rexhep Rifatit, një jetë në shërbim të gazetarisë dhe identitetit shqiptar në diasporë -
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol
Jeta në Zvicër
-
Swissgrid raporton fitim më të ulët për vitin 2025 Në vitin financiar 2025, kompania kombëtare e rrjetit zviceran, operatori kombëtar i infrastrukturës së energjisë elektrike... -
Teuta Kryeziu, ndërmjet komunikimit dhe kuptimit në jetën familjare -
Qytetarët zviceranë të shqetësuar për mashtrimet kibernetike me inteligjencën artificiale -
Një aeroplan i vogël u rrëzua në kantonin e Bernës -
Një burg për gra në Zvicër dëshiron të integrojë më mirë jetën familjare













