Lajme
Hyn me AK 47 në “Denner”, arrestohet personi, pasi e paraqet një shqiptar në polici
Një person i armatosur është arrestuar, pasi me një armë AK47, kishte hyrë në rrjetin e shitoreve “Denner”
Një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur në Aarburg të Zvicrës. Një person është parë me një kalashnikov AK47 në një shitore dhe kjo nuk ndodh shpesh. Megjithatë, aty ishte një shqiptar që ka lajmëruar policinë dhe më pas gjithçka është vënë nën kontroll.
Blerim Ejupi ka rrëfyer ekskluzivisht për albinfo.ch se si ka ndodhur ngjarja. “Unë isha duke shëtitur me biçikletë edhe e pashë. Fillova të flas me të edhe më tregoi se është AK 47 i vërtetë. Pastaj hyri në një “Denner” me ble. Unë isha jashtë në rrugë edhe i lajmërova policinë. Kam dhënë informacione për personin derisa e kanë arrestuar”, është shprehur Blerim Ejupi për albinfo.ch.
Edhe pse nuk kishte hyrë për të vjedhur apo nuk kishte kërcënuar dikënd në lokal, Ejupi ka lajmëruar policinë.
“Ka qenë i armatosur edhe për mua ka mjaftuar, sepse gjatë viteve të fundit kanë ndodhur shumë raste të dhimshme. Nuk e kam ditur qëllimin e tij, por e kam lajmëruar policinë”, shtoi tutje për albinfo.ch.
“Aty është edhe një shitore e turqve dhe e kam menduar më të keqen të mundshme”.
Policia zvicerane ka intervenuar menjëherë. “Më duket se ishte zvicerane. Edhe pse tha kam leje, policia bëri të ditur se ka leje, por jo të dalë në shitore dhe hapësira publike”, përfundoi Blerim Ejupi për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













