Lajme
Njoftim për bashkatdhetarët në diasporë që marrin rrugën drejt Kosovës
Çfarë duhet të keni parasysh para se të hyni kufijtë në Kosovë
Sot, qeveria shfuqizoi vendimin për mbylljen e kufijve, tani më janë hapur të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Pas një jave të hapen kufijtë ajrorë, shkruan albinfo.ch.
Së fundi, Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizoi pikën 4 të vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 të dates 12.03.2020 me të cilën janë mbyllur kufijtë tokësor të Kosovës. Ndërkohë me vendimin e Qeverisë Nr. 02/38 të dates 21.05.2020 morri vendim si më poshtë:
5.Hapen kufijtë tokësor në Pikë Kalimet Kufitare si në vijim: Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.
6.Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve (Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare) në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19.
6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e #RKS-së dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR (Jo më të vjetër se katër ditë)) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;
6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.
6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;
6.4. Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.
/Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












