Lajme
Shitet fabrika e çokollatave “Mars Austria” në Burgenland, 110 punëtorë mbesin pa punë
Prodhuesi i çokolatave “Mars Austria” ia ka shitur fabrikën e tij në Breitenbrunn në Burgenland, koncernit të njohur gjerman të çokolatave “Ritter”. 110 të punësuarve nuk do të vazhdojnë punën me pronarin e ri.
Koncerni gjerman i çokollatave Alfred Ritter do të marrë përsipër në fillim të vitit 2021, pjesën më të madhe të fabrikës “Mars Austria” në Breitenbrunn, në Burgenland. “Mars Austria” tash e 50 vjet prodhon çokollata dhe gjëra të tjera të ëmbla. Edhe markat e tjera të çokollatave si Amicelli, Fanfare dhe Banjo kanë ndryshuar gjithashtu pronarë, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.
110 punonjësit e “Mars”-it në Breitenbrunn në fund të nëntorit do të lirohen nga puna. Ata kishin nënshkruar marrëveshje për zgjidhjen e marrëveshjeve reciproke, me përfitime nga plani shoqëror i rënë dakord midis “Mars”-it dhe këshillit të punës. “Shitja u konfirmua të martën”, thuhet në njoftimin e “Mars Austria”
Në anën tjetër, koncerni gjerman “Ritter” është biznes familjar, i themeluar në vitin 1912. Aktualisht ka të punësuar rreth 1.600 persona, ndërsa në vitin 2019 kishte bërë shitje mbi 480 milionë eurosh.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor










