Lajme
Studentët kosovarë në Evropë ‘hapin të pame’ para ambasadave, shkak vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkaktuar bujë jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë.
Me vendimin e ri, mund të formohet Qeveria Hoti, nëse arrin që të votohet në Kuvendin e Kosovës.
Disa student kosovarë që jetojnë në Evropë kanë realizuar një protestë në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit, duke e shpallur të vdekur “rendin kushtetues të Kosovës”.
Sipas njoftimit, protestën e kanë organizuar në pesë qytete evropiane, duke “hapur të pame” para ambasadave dhe konsullatave të Kosovës në Londër, Berlin, Frankfurt, Bern, Gjenevë dhe Cyrih, përcjell albinfo.ch.
“Ne, studente dhe studentë në mërgatë, edhe pse fizikisht larg nga njëri-tjetri, jemi bashkuar sot për të mbështetur e për t’u solidarizuar me shqetësimin dhe zemërimin e madh qytetar që ka shkaktuar vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në Londër, Berlin, Frankfurt, Bernë, Gjenevë dhe Cyrih jemi mbledhur para ambasadave ose konsullatave të Republikës së Kosovës, ku kemi vendosur një karrige e mbi të një peshqir të bardhë, lule e lajmërimin ku, ndër të tjera, shkruhet: ‘me dhimbje të thellë ju njoftojmë se në orët e vona të datës 28 maj 2020, u nda nga jeta në moshë të re Rendi Kushtetues i Kosovës. Ngushëllimet mund t’i shprehni duke vizituar Ambasadën ose Konsullatën, por edhe nëpërmjet telefonit ose letrave postare’”, thuhet në deklaratën e grupit të studentëve kosovarë që ka organizuar këtë protestë.
Ky instalacion do të mbetet para ambasadave e konsullatave deri më 7 qershor.
“Kosova e ëndrrave tona është demokratike dhe e zhvilluar! Është një vend ku duam dhe duhet të mund ta imagjinojmë të ardhmen!”, thuhet në njoftimin e studentëve.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 Tregu zviceran i punës po shfaq shenja ftohjeje, ndërsa kompanitë po orientohen gjithnjë e më shumë... -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale











