Të tjera
Sezoni i ri i Formula 1 nis më 5 korrik në Austri
Një lajm i tillë u dha edhe zyrtarisht
Tashmë është zyrtare, sezoni i ri i Formula 1 do të nisë fundjavën e 4 dhe 5 korrikut. Katër ditë pasi Ministria Austriake e Shëndetësisë dha “dritën jeshile” për zhvillimin e aktiviteteve sportive në vend, Formula 1 konfirmoi për mbajtjen e dy garave të para të sezonit atje, më 5 dhe 12 korrik, si dhe të garës së tretë në Hungari.
Sipas kalendarit të publikuar nga Formula 1, më pas është programuar një pushim prej dy javësh, i ndjekur nga 2 gara në Britaninë e Madhe, një në Spanjë, e më pas në Belgjikë e Itali.
Të gjitha garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërsa pjesëmarrësit do të ndjekin rregullat e përcaktuara për minimizimin e përhapjes së Covid-19. Drejtuesi e F1 thanë se deri në dhjetor 2020 shpreson të ketë realizuar 15-18 gara, për të përmbyllur kështu sezonin./tch
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












