Lajme
Për herë të parë në Zvicër: Të huajt në Bazel fitojnë të drejtën për t`u zgjedhur
Për ta pasur këtë të drejtë, të rriturit që nuk kanë shtetësi zvicerane duhet të kenë jetuar në kantonin Bazel-Stadt për të paktën pesë vjet dhe të kenë një leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër, gjegjësisht vizën C
Kantoni Basel-stadt është kantoni i parë në Zvicër, ku të huajt do të kenë jo vetëm të drejtën për të votuar por gjithashtu do të jenë në gjendje edhe të kandidohen, respektovisht të zgjidhen, shkruan srf.ch.
Kjo u bë e mundur pasi që Parlamenti kantonal ka miratuar një mocion përkatës, me një shumicë të ngushtë (48 pro, 46 kundër dhe 2 abstenime, transmeton albinfo.ch. Mocionin e kishte iniciuar deputetja e Partisë Socialdemokrate (SP) Edibe Gölgeli, me prejardhje kurde nga Turqia.
Për ta pasur këtë të drejtë, të rriturit që nuk kanë shtetësi zvicerane duhet të kenë jetuar në kantonin Bazel-Stadt për të paktën pesë vjet dhe të kenë një leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër, gjegjësisht vizën C.
Grupet parlamentare të krahut të djathtë kanë votuar kundër mocionit, transmeton albinfo.ch. “Vetëm natyralizimi është mënyra e duhur për të pasur një rol në politikë”, shpjegojnë grupet në fjalë.
Qeveria e Bazelit tani ka në dispozicion dy vjet për të përgatitur një model konkret rreth kësaj të drejte të re të fituar. Ndërsa inicuesja, këshilltarja nga SP, kishte kërkuar që mocioni i saj të zbatohej brenda gjashtë muajve
Megjithatë, referendumi për këtë temë është i detyrueshëm sepse bëhet fjalë për një ndryshim kushtetues.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













