Lajme
Eros Grezda dënohet me katër ndeshje moslojë
Futbollisti kosovar Eros Grezda është dënuar me katër ndeshje moslojë për sulm fizik ndaj lojtarit kundërshtar. Vendimin e mori të enjten komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kroacisë.
Ditë më parë Grezda kishte goditur me shuplakë në kokë lojtarin e Rijekës, Antonio Çolak, në parkingun në afërsi të stadiumit të Rijekës. Grezda sulmin fizik e kishte realizuar pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, të cilën skuadra e tij, Osijek e humbi 3:2, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch
Ai kishte thënë të jetë fyer në baza nacionale dhe personale nga Çolak, por kjo ishte mohuar nga ky i fundit. Madje fyerjet Grezda nuk i kishte përmendur fare në një mesazh që ia kishte dërguar Çolakut pak kohë pas incidentit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













