Lajme
Lajçaku së shpejti pritet ta vizitojë Kosovën
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditëve në vijim do të qëndrojë në Prishtinë dhe Beograd për ta përgatitur terrenin dhe për t’i diskutuar modalitetet në funksion të rinisjes së negociatave mes dy vendeve. Vizitën e Lajçakut në rajon e kanë konfirmuar zyrtarë të Brukselit, të cilët kanë thënë se janë të gatshëm t’i çojnë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, pa vonesa të mëtejme.
“Koha e saktë dhe qëllimi i dialogut varen nga të dyja palët se si do të vendosin. Bashkimi Evropian është i gatshëm që pa vonesa të rifillojë dialogun drejt normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në funksion të vënies së bazës dhe diskutimit mbi modalitetet me palët, përfaqësuesi special, Lajçak, ditët në vijim planifikon të realizojë një vizitë në rajon”, ka thënë për “Kohën Ditore” zëdhënësi për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në Komisionin Evropian, Peter Stano.
Rikthimi i palëve në tryezën e negociatave bëhet pas heqjes së taksës nga ish-qeveria Kurti dhe tani heqjes së reciprocitetit nga qeveria Hoti. Serbia kishte kushtëzuar dialogun me heqjen e të gjitha pengesave. Edhe pse partia, së cilës i takon kryeministri Avdullah Hoti kishte premtuar reciprocitet në vend të taksës, LDK-ja u zmbraps nga vendosja e kësaj mase, duke e rrëzuar edhe qeverinë, pjesë e së cilës ishte, si përgjigje ndaj kërkesës së amerikanëve. Por Serbia nuk e ka ndalur fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës. Sipas asaj që kanë thënë zyrtarët serbë, Kosova duhet të heqë dorë nga synimi për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare të paktën për gjashtë muaj, nëse dëshiron që Serbia t’i ndalë veprimet për kontestimin e shtetësisë së Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100














